ShareThis

RSS

Receta per Shpageta me Mish

Receta per Shpageta
Kohëzgjatja e pregaditjes: 40 minuta

Përbërësit:

- 1 konzervë lëngë domatesh me copëza të domates
- 1/2 konzervë koncentrat domatesh
- 1 kavanoz sos të gatshëm të shpagetave ose ndonjë llojë sos tjetër të gatshëm
- 500g mish vici të bluar
- 2 speca babure (1 të kuqe dhe 1 të gjelbërt)
- 2 karrota
- 4 thelba të hudhres
- 1 qepë
- Brokoli
- ½ lugë gjelle sheqer
- 1 gotë verë të bardhë
- 500g shpageta
- Vaj
- Timian (trumzë)
- Ujë
- Basilikum
- Kripë
- Origano
- Kackavall

Pregaditja:
Shpagetat i thejmë dhe i hedhim në një enë të thellë të mbushur me ujë të vluar. Shpagetave ua shtojmë ½ lugë gjelle kripë dhe 1 lugë gjelle vaj.

Mishi fërgohet në një tigan me vaj. Pasi që ka marrur mishi ngjyren e duhur e largojmë nga tigani për të ia hekur gjithë yndyrën.

Nderkohë i prejmë specat, karrotat, hudhrat, qepën dhe brokolin. Të gjitha i hedhim në një tigan dhe i fërgojmë në vaj. Pastaj i shtojmë 1 konzervë lëngë domatesh dhe ½ konzerve koncentrat domatesh. Shtojmë 1 gotë verë, ½ lugë gjelle sheqer, kripë, trumzë dhe basilikum. Përfundimisht, hedhim mishin dhe një grusht kackavall të grirë. Sosin e përziejmë mirë.

Servimi: 
Shpagetat servohen me kackavall mbi, një got verë të kuqe dhe ndonjë sallatë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Biskota Bufi

Biskota Bufi
Receta vjen si një ide për të krijuar ëmbëlsira të ndryshme dekoruese për festat e fundvitit. Në këtë recetë do të keni një Buf me "borë", recetë shumë interesante për dekorim.

Kohëzgjatja e pregaditjes: 1 orë

Përbërësit:
Për biskotat:
125g gjalpë pak të kriposur, të zbutur
125g sheqer pluhur
1 ve, e tundur pak
1 lugë gjelle ekstrakt të vanilles
250g miell

Për dekorim:
100g qese me bajame të tëra/plota
100g qese me bajame petë-petë, të pjekura
126g qese me butona të mëdhenjë nga çokollata e bardhë
20g qese me butona të madhësisë normale nga çokollata e bardhë
50g chocolate chips të zezë
Sheqer pluhur
Fije, lidhëse për të i varur biskotat

Pregaditja:
1. Temperatura e furrës duhët të jetë 190C/170C.
Gjalpin dhe sheqerin e përziejmë dukë hedhur vezën dhe ekstraktin e vanillës gradualisht.
Miellin e shtojmë duke e përziër brumin e biskotave. Përzierja vazhdon deri sa të fitojmë një mase të butë.
Vendosim brumin në një sipërfaqe të miellosur dhe e ngjeshim butësisht.
E mbulojmë ose e mbështjellim brumin me folie të plastikës dhe e lejmë ashtu për së paku 2 orë.

2. Pastaj e tëhollojmë brumin në një sipërfaqe të miellosur deri sa arrin trashësinë 0.5 cm.
I prejmë biskotat në forma ovale - madhësia vendoset sipas dëshirës.

3. Biskotat i vendosim në një tepsi me një letër pjekëse. 
Të gjitha biskotat duhet të kenë madhësi të njejtë, dhe kështu i vendosim në nje tepsi së bashku.
Vendosim bajamet e plota në brumin e biskotave për të krijuar vetullat dhe hunden.
Nëse do përdorni dekorime për bredhin, e përdorim fundin e një brushe për ta formuar një gropë afër majes së biskotës.
I pjekim në furrë për 8-15 minuta, varësisht nga madhësia e biskotave, deri sa marrin një ngjyrë të artë.
Pasi i largojmë nga furra, i lejmë biskotat në letrën për pjekje për tu ftohur.

4. Për të dekoruar, i ruajmë disa butona të bardhë të çokollatës që të kemi mjaftushem butona për sytë e bufave - duhët të përdorim butona gjigant ose butona në formë mesatare (varet nga madhësia e biskotave) -
sa më të mdhënjë që mund ti bëni sytë, është më mirë për ti bërë sytë e bufit të duken sa më reale.
Butonat të cilat mbesin i vendosim në një enë të thellë dhe i lejmë të shkrihen mbi ujë që është duke vluar.

5. Përdorim një brushë me një maje të vogël për ti pikturuar dhe dekoruar biskotat.
I vendosim butonat e bardhë me brushë, pastaj i vendosim çokollatat me ngjyrë të zezë mbi të bardhat.
Çokollatën e bardhë të shkrirë e përdorim si ngjitës. 
E lyjmë mesin e bufit me çokollatë të bardhë dhe i vendosim bajamet petë-petë mbi çokollatë. dukë i ndrydhur ngapak.

6. Nëse ju dukët që bajamet e vetullës dhe hundës janë liruar, mund ta përdorni çokollatën e shkrirë për ti kapur më mirë.
I lejmë biskotat të terren.

7. I lidhim me një varëse dekoruese dhe i vendosim në bredh, por para se të lidhen në bredh i hedhim mbi pak sheqer pluhur.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Gjellë me oriz dhe perime të fërguara

Gjelle me oriz me perime të fërguara
Kohëzgjatja e pregaditjes: 30 minuta

Përbërësit (1-2 persona):
1 karrotë
½ qepë
¼ spece të kuq
Brokoli
2 lugë gjelle mjaltë
Sos soya
1 gotë oriz
½ lugë gjelle biber i kuq 
Vegetë
Vaj
2 gota Ujë


Pregaditja:
2 gota ujë i hedhim në një enë të thellë, për ti vluar. Pastaj hedhim 1 gotë oriz dhe i shtojmë pak vaj e ½ lugë gjelle vegetë. E mbulojmë orizin dhe e lëmë të vlohet në një temperaturë mesatare deri në 10 min.

Të gjitha perimet i prejmë dhe i vendosim në një tigan për ti fërguar në vaj. Pastaj ua shtojmë perimeve ca sos soy (sipas dëshirës pasi është i njelmët), ½ lugë gjelle biber i kuqdhe 2 lugë gjelle mjaltë. Në rast se ka dalur sosi shumë i njelmët, mund ti shtojmë edhe pak mjaltë ose ujë.

Orizin e vendosim në një pjatë dhe i hedhim perimet mbi të.

TIP: Mund të inspiroheni dhe të inkludoni edhe perime tjera në këtë recetë. Kreativiteti s'ka limit.

Servimi: 
Servohet me ndonjë sallatë (psh. Sallatë cezari) dhe me një gotë ujë lemoni.

Ju bëftë mirë.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Byrek (me mish)

Byrek
Kohëzgjatja e pregaditjes: 3 orë

Përbërësit:
- 4 Qepë
- Kripë
- 500 g mish viçi të bluar
- Ujë
- Vegetë
- (Përafërsisht) 1 kg Miell
- Vaj
- 250 g pavllak
- Qumësht

Pregaditja:
Mishi:
Mishi fërgohet në tigan. Nderkohë grrihen qepët dhe sapo mishi merr ngjyren e duhur ia shtojmë qepët. Përfundimisht ia shtojmë mishit ca kripë dhe vegetë sipas dëshirës. (Nëse keni dëshirë mund ti shtoni mishit edhe bibër të zi ose të kuq – lirisht eksperimentoni).
 
Pregaditja e Mishit
Brumi:
Për ta bërë brumin duhet një enë e thellë. Enën e mbushim me 2 gota ujë të vakët, 1 lugë gjelle kripë dhe pak miell. Brumi përzihet me një lugë gjelle dukë i shtuar ca miell herë pas here. Kur brumi të ketë marrë masën e duhur dhe nuk të kapet më në duar, e ndajmë brumin në 4-5 copa dhe e ngjeshim dukë i dhënë formën e sferës. Pastaj i mbulojmë me palloma pak të lagura me ujë, sa për mos tu terrur brumi.

Maza:
Pavllaku hedhet në një enë të thellë, i shtohet ca qumësht dhe vaj për ta tëholluar. Duhët ta merr një masë jo shumë të hollë por as shumë të trashë. Thjesht, e mjaftueshme për të i lyer petët me të. 
                                                                                                                                                      
Përfundimi:
Një tepsi në formë rrumbullake lyhet me mazë.
Copat i tëhollojmë dukë i shtuar miell herë pas herë derisa bëhën petë. Pastaj i prejmë petët në mes dhe i lyjmë me mazë. Në anen e rrumbullakët të petës e vendosim mishin. E mbështjellim mishin me petë dhe e vendosim në tepsi në formë rrumbullake. Veprojmë njësoj derisa është mbushur tepsia. 
Pjesë nga përfundimi i pregaditjes

Temperatura e furrës duhet të jetë 225 °C kur e vendosim burekun.

TIP: Bureku mund të bëhet edhe me djath, spanaq apo kungull.
TIP: Para se ta fusni burekun në shporet do ishte ide e mirë ta preni në 8 copa në form trëkëndshi.

Servimi: 
Servohet me sallatë shqiptare tradicionale që përmban vetëm qepë, domate, vaj, uthull dhe kripë (eventualisht mund ti shtoni lakër) ose me perime në turshi. Servohet edhe me kos.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Mantia me mish - Receta

Mantia me mish - Receta
Kohëzgjatja e pregaditjes: 3 orë

Përbërësit:
- 2 Qepë
- Kripë
- ½ lugë gjelle biber të kuq
- 600-700 g mish viçi
- Ujë
- Vegetë
- (Përafërsisht) 1 kg Miell
- Vaj
- 250 g pavllak
- Qumësht

Pregaditja:



Mishi:
Mishi zihet në temperaturë mesatare duke i shtuar pak kripë. Pasi që është zier mishi (përafërisht 1 orë) prehet në copa shumë të vogla.
Qepët i grijmë dhe i vendosim në një tigan për tu fërguar me vaj. Pasi qepët marrin ngjyrën e duhur, e hedhim mishin në tigan duke i shtuar pak vegetë dhe ½ lugë gjelle biber të kuq (paprika).

Brumi:
Për ta bërë brumin duhet një enë të thellë. Enën e mbushim me 2 gota ujë të vokët, 1 lugë gjelle kripë dhe pak miell. Brumi përzihet me një lugë gjelle dukë i shtuar ca miell herë pas here. Kur brumi të ketë marrë masën e duhur dhe nuk të kapet më në duar, e ndajmë brumin në 6 copa dhe e ngjeshim dukë i dhënë formën e sferës. Pastaj i mbulojmë me palloma pak të lagura me ujë, sa për mos tu terrur brumi.

Maza:
Pavllaku hedhet në një enë të thellë, i shtohet ca qumësht dhe vaj për ta tëholluar. Duhët ta merr një masë jo shumë të hollë por as shumë të trashë. Thjesht, e mjaftueshme për të i lyer petët me të.

Përfundimi:
Një tepsi në formë rrumbullake lyhet me mazë.
Copat i tëhollojmë dukë i shtuar miell herë pas herë derisa bëhën petë. Pastaj i prejmë në forma katrore, i lyejmë me mazë dhe ua vendosim mishin në mes. E mbështjellim mishin me petë dhe e vendosim në tepsi. Veprojmë njësoj derisa është mbushur tepsia.

Temperatura e furrës duhet të jetë 200 °C (saktë) kur i vendosim mantiat në shporet.

TIP: Mantiat mund ti bëni dhe me djath, spinaq apo bashkë (djath e spinaq) të përziëra.

Servimi: Servohet me sallatë shqiptare tradicionale që përmban vetëm qepë, domate, vaj, uthull dhe kripë (eventualisht mund ti shtoni lakër). Servohet edhe me kos.

Ju bëftë mirë.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Bukë Pice - Receta te shpejta

Pica në bukë - Receta te shpejta
Një recetë për pregaditje të një ushqimi të thjeshtë, të shpejtë dhe të shijshëm njëkohësisht.

Kohëzgjatja e pregaditjes: 20-25 minuta

Përbërësit:
-1 Bukë e prerë
-Suxhuk (sipas dëshirës)
-1 Domate
-Kackavall (sipas dëshirës)
-1 qepë
-Ketchup apo sos domatesh (sipas dëshirës)
-Origano
-Majdanoz të bluar


Pregaditja:
Në fillim marrim bukë të prera dhe vendosim ketchup (apo sos). Marrim një lugë dhe i lyejmë të gjithë copët e bukës. Pas kësaj e prejmë kackavallin në pjesë të holla dhe i vendosim copat e prera në copat e bukës. 

Prejmë edhe suxhukun në pjesë të holla, të ciat i vendosim mbi ato të kackavallit. I prejmë edhe domatet, por në pjesë më të vogla. Njësoj edhe qepët. Bashkë i vendosim mbi qepët dhe domatet.

Mbi vendosim majdanoz të bluar dhe origano, duke i dhënë shije të picës. Pasi mbaron gjithë puna, copat e bukës i vendosim në tepsi, e tepsinë e vendosim në furrë për 10 minuta. Duhet ta shikojmë shpesh që të mos digjet.

Ju bëftë mirë.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Pallaqinka/Palepete - Receta

Pallaqinka/Palëpeta - Receta
Kohëzgjatja e pregaditjes: 1 orë

Përbërësit (15-20 pallaqinka):
1/2 litër qumësht
1 gotë ujë
1 paqetë pluhur pjekje
4 lugë çaji pluhur të vanillës
1 lugë caji kripë
2 lugë caji kanell (cimet)
2 banane
2 ve
Miell sipas deshirës


Pregaditja:
Të gjithë përbërësit i hedhim në një enë të thellë dhe i perziejmë, përveç bananeve – ato i lejmë për në fund. Mielli shtohet herë pas herë dhe pak nga pak, derisa brumi e merr trashësinë që dëshironi.


Pasi që brumi merr masën e duhur, ndrydhen bananet dhe futen në brum. Përsëri perzihet brumi per ca minuta.

Se fundmi i pjekim pallaqinkat në një tigan në formë mesatare (mund të përdorni ose margarinë ose vaj). Varet nga madhësia e tiganit por mund ti përgadisim rreth 15-20 pallaqinka.

Servimi: Mund të servohet me nutella, grrisha të dredhëzes dhe lëng të portokallit.


Ju bëftë mirë.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS
Blogger Tips and TricksLatest Tips And TricksBlogger Tricks